30/04/2013 - Trebeshina dhe Unicef

Trebeshina LTD Harri Lena Grup dhe UNICEF, prezantojnë  së bashku fushatën e ndërgjegjësimit për fëmijët në Shqiperi. Shishet e ujit Trebeshina LTD Harri Lena Grup, mbartin mesazhe të rëndësishme për prinderit dhe për publikun e gjerë. Mesazhi do te vendoset ne 25 millionë shishe uji qe kompania do të shesë gjatë vitit.

Fushata fokusohet në mirëqënien e fëmijëve të vegjël. Mesazhi do të ndihmojë prindërit, familjet dhe kujdestarët e femijëve, përfshi dhe gjyshërit e tyre që ti kushtojnë vëmendje fëmijëve gjate tre viteve të para të jetës.

Mesazhi që do te printohet ne cdo shishe është: Foli, luaj dhe lexoji femijës tënd! Stimulimi  hershëm i fëmijeve të vegjël ( 0-3), ka ndikim mjaft domethënës në vitet në vazhdim, për të ardhmen e tyre.

Gjate tre viteve të para të jetës, truri zhvillohet me një shpejtësi të madhe. Kjo është koha, kur prinderit mund të ndihmojne femijet  per te zhvilluar aftesitë e të lexuarit për femijët dhe të ndikojnë për suksesin e tyre në të ardhmen.

Jo shumë prindër janë të mirëinformuar mbi rëndësine e zhvillimit të hershëm të fëmijerisë. Pothuajse, dy të tretat e prindërve në disa rajone dhe ne periferi të Tiranes, nuk i lexojnë femijëve. Shpesh, librat e femijëve mungojnë në shtëpite e tyre.

Mesazhi ynë është: Foli fëmijës, praktikoju për ti treguar përralla, ngjarje, lexoni librat e fëmijëve me fëmijët! Mos prisni vetëm për vitet e parashkollorit’ shprehet z Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF- it.

Bashkëpunimi me Trebeshinën LTD Harri Lena Grup, është gjithashtu një inkurajim për të nxitur përgjegjshmërinë sociale të korporatave në vënd, qe të përfitojne të gjithë fëmijet dhe komuniteti.